Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale përmes një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar në Zveçan për sulm ndaj KFOR-it në tensionet e majit të vitit 2023.
Ndaj të dyshuarit rëndojnë dyshimet për veprat: Sulm ndaj personit zyrtar; Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizm; Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese dhe Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare.
“I.M. është arrestuar në Zveçan, pas ndërmarrjes së shumë veprimeve hetimore. Ai dyshohet për për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do të ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale në përputhje me ligjin dhe standardet më të larta ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Dhuna në Zveçan pati shpërthyer pasi serbët lokalë e kundërshtuan me protestë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin-Potok. Si pasojë e dhunës kanë mbetur të plagosur 93 pjesëtarë të KFOR-it, disa prej tyre rëndë.
-
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë
-
21 vatra zjarri në Shqipëri, 11 ende aktive, tri të tjera në monitorim
-
Mot me diell e temperatura të larta edhe gjatë javës së ardhshme
-
Deputeti ukrainas kundër qëndrimit të Zelenskyt: Ukraina duhet ta njohë Kosovën
-
Kuvendi: S’kemi pasur njoftim për mbajtjen e ndonjë seance sot