Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti thotë se më nuk do të lejojë tregje në sheshet e Prishtinës

Foto: Alban Bujari / Koha

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se më nuk do të lejojë shitjen e gjësendeve nëpër sheshet e qendrës së kryeqytetit.

Ai ka paralajmëruar se tash e tutje inspekcioni do të patrullojë vazhdimisht për të parandaluar shitjet e paautorizuara.

“Sheshet nuk janë tregje. Tash e tutje inspekcioni do të patrullojë vazhdimisht nëpër sheshet e qendrës për të parandaluar shitjet e paautorizuara. Ju bëjmë ftesë qytetarëve për ndihmë dhe mirëkuptim në këtë proces. 080012233 dhe 080012244 janë numrat falas në Qendrën e Thirrjeve”, ka shkruar ai në Facebook.