Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se inspeksioni komunal sot ka zhvilluar një aksion për largimin e shitësve ambulantë.
Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se nuk lejohet shitja ilegale e produkteve të pakontrolluara në sheshe, të cilat mund të kenë efekte negative në shëndetin publik.
“Sot, inspektorët tanë kanë larguar nga sheshi “Nënë Tereza” të gjithë shitësit ambulantë, të cilët veprojnë pa leje, ilegalisht! Ne nuk mund të lejojmë shitje ilegale të produkteve të pakontrolluara, në sheshet tona, të cilat mund të kenë efekte negative në shëndetin publik”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Nis largimi i shitësve ilegalë afër stacionit të trenit, Rama premton park
-
Rama: Kemi nisur lirimin e banesave komunale që janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme
-
Prishtina ndalon vendosjen e mallrave në hapësira publike
-
Rama publikon lokacionin ku duhet të hedhen mbeturinat inerte dhe ato vëllimore
-
Pas raportimit të KOHËS, Inspektorati pastron tregun, Komuna larg ndërtimit të të riut