Inspektorati i komunës së Prishtinës të martën ka nisur një aksion për largimin e shitësve ilegalë afër Stacionit të Trenit në kryeqytet. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se hapësira do të kthehet në park për qytetarët.
Ai ka deklaruar se hapësira ka qenë e uzurpuar për më shumë se dy dekada.
Rama ka deklaruar se si komunë i kanë shpallur luftë ilegalitetit.
Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Florian Dushi ka thënë se tashmë kjo hapësirë po lirohet, ndërsa për një pjesë të objekteve që ndodhen në afërsi do t’i shikojnë mundësitë pasi janë në pronësi të hekurudhës së Kosovës./KP
Artikuj të ngjashëm
-
Sot transporti urban falas në Prishtinë
-
Dyshimet për legalizime të kundërligjshme, Rama paralajmëron masa ndaj kujtdo që rezulton se e ka shkelur ligjin
-
Komuna e Prishtinës: Do të marrim masa ndaj përgjegjësve, nëse vërtetohen dyshimet për legalizime të kundërligjshme
-
Rama: Kemi nisur lirimin e banesave komunale që janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme
-
Rama prezanton “tramët dhe autobusët elektrikë”, nuk tregon se kur vijnë