Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina ndalon vendosjen e mallrave në hapësira publike

Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të ndalojë ekspozimin e mallrave në hapësira publike.

Vendimi i Komunës thekson se dyqaneve u ndalohet të ekspozojnë mallra në trotuare, rrugë, sheshe publike, dhe çdo hapësirë tjetër publike pa leje përkatëse nga organet kompetente.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Hapësirat publike janë të qytetarëve, të askujt tjetër! Është marrë vendim për ndalimin e ekspozimit të mallrave në hapësira publike dhe në rrugë. ❌Nuk ka më mallra në trotuare. ❌Nuk ka më bllokim të rrugëve. ❌Nuk ka më zënie të hapësirave që u takojnë të gjithëve. Këto hapësira janë për të ecur lirshëm, për fëmijët, për familjet, jo për t’u uzurpuar”, ka shkruar kryetari Përparim Rama në Facebook.