Ekipet e sektorit të Rendit Komunal në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit në komunën e Prishtinës, kanë ndërmarrë të mërkurën një aksion për lirimin e hapësirave brenda parkut të qytetit.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se lokalet në këtë park, për një kohë të gjatë janë toleruar, me qëllimin e vetëm që të mos dëmtohen bizneset, paralelisht me humbjet për shkak të pandemisë.
“Për kohë të gjatë, lokalet në Parkun e Qytetit janë toleruar, me qëllimin e vetëm që të mos dëmtohen tutje bizneset, paralelisht me humbjet që kanë pasur për shkak të pandemisë. Mirëpo, një pjesë e madhe e lokaleve kanë zgjeruar hapësirat e shfrytëzimit, duke e dëmtuar gjelbërimin e parkut, me ç‘rast kemi pranuar shumë ankesa nga qytetarët. Si rrjedhojë, ekipet e sektorit të Rendit Komunal në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit kanë ndërmarrë aksion për lirimin e hapësirave brenda parkut të qytetit. Në koordinim me Drejtorinë e Parqeve dhe Hortikulturën, këto hapësira do të rigjenerohen!”, thuhet në njoftimin e Ahmetit në Facebook.
-
Aksion inspektues në lokalet e Prishtinës, sekuestrohen pajisje që shkaktojnë zhurmë
-
Komuna: S’do të lejohen parkingjet që pengojnë qarkullimin
-
Inspektorati nis aksion për heqjen e tarracave pa leje të lokaleve në “Lakërishtë”
-
Inspektorati i Prizrenit sërish me aksion për lirimin e hapësirave publike në “Ortakoll”
-
Nis largimi i shitësve ilegalë afër stacionit të trenit, Rama premton park