Një operacion inspektues është realizuar nga Policia dhe inspektorët në kryeqytet në disa lokale të Prishtinës, si përgjigje ndaj ankesave të qytetarëve për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Gjatë këtij operacioni, bëhet e ditur se janë shqiptuar gjobat përkatëse ndaj lokaleve që kanë shkelur rregullat e përcaktuara, përfshirë ato që lidhen me zhurmën e lejuar dhe mosrespektimin e qetësisë publike.
“Në disa prej rasteve ku, përkundër vërejtjeve që u janë dhënë, subjekte të caktuara kanë ripërsëritur veprimin e njëjtë, u janë sekuestruar pajisjet me të cilat kanë shkaktuar zhurmën dhe janë përdorur në kundërshtim me ligjin”, thuhet tutje në njoftim.
Tutje është paralajmëruar që operacione të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të mbrojtjes së interesit publik dhe respektimit të ligjit.
-
Aksion në disa lokale në kryeqytet, sekuestrohen pajisje dhe shqiptohen gjoba
-
Për një javë në rajonin e Prishtinës u sekuestruan 13 armë zjarri
-
Bastiset një lokal në Prishtinë, sekuestrohen para dhe letra bixhozi
-
Shqiptohen gjoba për hedhje të mbeturinave vëllimore në hapësira publike në Prishtinë
-
Për dy javë në rajonin e Prishtinës u identifikuan 353 automjete të paregjistruara