Policia e Kosovës së bashku me Inspektoratin Komunal kanë zhvilluar një aksion në disa lokale në Prishtinë të shtunën gjatë të cilit kanë sekuestruar disa pajisje që kanë shkaktuar zhurmë e janë përdorur në kundërshtim me ligjin.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë shqiptuar gjoba për prishje të qetësisë dhe për punë jashtë orarit të lejuar.
“Operacione të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të mbrojtjes së interesit publik dhe respektimit të ligjit, ndërkaq ftojmë të gjitha subjektet që të respektojnë rregulloret ligjore ashtu që të mos cenojnë sigurinë apo qetësinë publike”, ka njoftuar Policia e Kosovës.