Gjatë një bastisjeje në një lokal në Prishtinë, Policia e Kosovës ka hasur në disa persona duke luajtur bixhoz me letra. Në një nga tavolinat u gjetën 205 euro para të gatshme të cilat dyshohet se përdoreshin në këtë aktivitet të paligjshëm.
Lidhur me këtë rast, pronari i lokalit është intervistuar nën cilësinë e të dyshuarit, ndërsa shtatë persona të tjerë si dëshmitarë.
“Në lidhje me rastin janë intervistuar shtatë persona në cilësi të dëshmitarëve, ndërsa pronari i lokalit është intervistuar në cilësi të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit paratë dhe letrat janë sekuestruar, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Rasti është iniciuar si "Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm" dhe po hetohet në procedurë të rregullt.
-
Arrestohet i dyshuari për bixhoz, i sekuestrohen afro 42 mijë euro
-
Operacion i gjerë kundër bixhozit në Prishtinë, 34 të arrestuar, mbyllen 15 lokale
-
Bastisen dy lokacione në Prishtinë, sekuestrohet një armë dhe 40 fishekë
-
Tre të arrestuar për bixhoz të paligjshëm në Deçan, sekuestrohen armë dhe çipa pokeri
-
11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë