Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti i kërkon Policisë ta shtojë patrullimin në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se do të mbajë takim gjatë kësaj jave me Policinë për të kërkuar shtimin e patrullimit në kryeqytet.

Ky reagim i tij ka ardhur pas dy aksidenteve që kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në Prishtinë, transmeton Koha.net.

“Dy aksidente sot në Prishtinë ku shtyllat antiparking parandalojnë ndonjë tragjedi më të madhe. Gjatë javës do të takohem me Policinë për të kërkuar shtimin e patrullimit deri në krijimin e Policisë së Kryeqytetit”, ka shkruar Ahmeti.