Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se Komuna që ai drejton do të fillojë aksion për mbledhjen e mbeturinave të vëllimshme.
Sipas Ahmetit, aksioni do të zhvillohet nga data 28 qershor deri më 2 korrik në lagje të ndryshme të kryeqytetit.
‘’Përmes kompanisë rajonale “Pastrimi” do të bëjmë grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme si: orendi; shtretër druri ose metali; dollapë druri ose metali; tavolina druri ose metali; karrige druri ose metali; pajisje të kuzhinës; gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali. Ju lutemi që mbeturinat e vëllimshme të i vendosni para shtëpive apo vendet e caktuara për mbeturina sipas datave dhe orareve të caktuara’’, ka njoftuar Ahmeti.
Artikuj të ngjashëm
-
Prishtina me aksion për grumbullim të mbeturinave të vëllimshme
-
Nga sot aksion pesëditorë për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme në Prishtinë
-
Kryeqyteti në bërllok - “Pastrimi” arsyetohet me kamionët e prishur
-
Nis aksioni për largimin e mbeturinave vëllimore në 72 lokacione të kryeqytetit
-
Ahmeti tregon mënyrën e funksionimit të buxhetit: Zgjedhjet vijnë e shkojnë, jeta duhet të vazhdojë