Një aksion pesëditorë për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme do të nisë sot e do të përfundojë më 4 shtator në Prishtinë, njoftohet nga Komuna.
Kompania rajonale “Pastrimi” në kryeqytet do të bëjë grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme, si: orendi, shtretër druri ose metali; dollapë druri ose metali; tavolina druri ose metali, karrige druri ose metali, pajisje të kuzhinës; gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali, njofton Komuna e Prishtinës
Aksioni do të zhvillohet në 5 zona të ndryshme të qytetit prej 31 gushtit deri më 4 shtator. Komuna kërkon nga qytetarët që mbeturinat e vëllimshme t’i vendosin para shtëpive apo në vende të caktuara për mbeturina, sipas datave dhe orareve të caktuara.{gallery}
-
Prishtina me aksion për grumbullim të mbeturinave të vëllimshme
-
Nis aksioni për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme në Prishtinë
-
Nis zbatimi i planit për grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet
-
Komuna e Prishtinës paralajmëron aksion për mbledhjen e mbeturinave
-
“Mbeturinat.com”, platforma për largimin e mbeturinave inerte e vëllimore