Ka nisur zbatimi i planit të ri për grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë. Komuna ka njoftuar se plani do të ndahet në zona dhe nënzona, ku grumbullimi i mbeturinave do të bëhet në disa orare.
“Banorët e lagjeve në të cilat orari i grumbullimit të mbeturinave ka pësuar ndryshime janë njoftuar përmes një njoftimi që u është dorëzuar në formë fizike javën e kaluar. Tre javët e para të zbatimit të këtij Plani do të jenë javë testuese. Gjatë kësaj periudhe qytetarët mund të shprehin përshtypjet e tyre lidhur me përshtatshmërinë e orarit apo edhe propozimet eventuale për plotësim-ndryshim të këtij Plani Operativ”, thuhet në njoftim.
Sipas Komunës, ky plan u jep mundësi qytetarëve ta monitorojnë respektimin e zbatimit të tij, pasi që specifikon për secilën rrugën ditën dhe orën e ofrimit të shërbimit të grumbullimit të mbeturinave.
“Prandaj, inkurajojmë qytetarët që ta ofrojnë bashkëpunimin e tyre në këtë drejtim. Të gjitha informatat e nevojshme për Planin e ri Operativ mund t'i gjeni në ueb faqen e Komunës së Prishtinës, në vegëzën e mëposhtme”, thuhet tutje.
-
Nga sot aksion pesëditorë për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme në Prishtinë
-
“Pastrimi” arsyetohet për mosmbledhjen e bërllokut: Ka ndryshuar orari i operimit të deponisë
-
Nis aksioni për largimin e mbeturinave vëllimore në 72 lokacione të kryeqytetit
-
Sot nis dezinsektimi në kryeqytet
-
Komunat ku operon “Pastrimi” të gatshme për decentralizimin e ndërmarrjes