Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se niveli qendror ka rekomanduar mbylljen njëjavore të kryeqytetit.
Përmes një statusi në Facebook, Ahmeti thotë se si arsyetim ka përdorur numrin aktiv të të infektuarve.
“Duke marr parasysh që Prishtina pakrahasimisht ka numrin më të madh të testeve, dhe po ashtu numrin më të madh të banorëve ne kemi kërkuar që kjo matje të bëhet me numrin e rasteve pozitive si përqindje e testeve. Por, kjo nuk është marr parasysh”, ka thënë ai.
Ahmeti ka thënë se kanë kërkuar që të jenë më fleksibil edhe me biznese për shkak se sipas tij, në kohën kur nuk ka ndihma apo infuzion të parave në ekonomi nga qeveria edhe një goditje pak më e gjatë do të jetë fatale për to.
“Përderisa jemi plotësisht të vetëdijshëm për situaten epidemiologjike në vend, dhe kemi zbatuar dhe do të zbatojmë masat e ndërmarra nga qeveria, ndarja e Komunave me statistika (të infektuar në 100 mijë banor) kur as numri i infektuarve e as numri i banorëve nuk është i saktë jep pasqyrë të padrejtë dhe masa joproporcionale për komunat. Rrjedhimisht kjo nuk mund të adresojë situaten epidemiologjike”, ka thënë ai.
-
Ahmeti: Nëse numri i rasteve me COVID-19 rritet, s’kemi kredibilitet të kërkojmë mbyllje
-
Ahmeti sërish ankohet: Masat janë të bazuara në numra që s’kanë kuptim
-
Ahmeti me rekomandime për Qeverinë: Mos improvizoni me masa
-
Ahmeti: S’jam kundër masave, por kundër kritereve koti që e veçojnë Prishtinën
-
Ahmeti: Jo mbylljes së Prishtinës