Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar në lidhje me grumbullimet e mëdha të njerëzve në dyqane në atë aktivitetin e quajtur “Black Friday”.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka aluduar se grumbullime të tilla janë shumë të rrezikshme, dhe ka mundësi shumë të mëdha të përhapjes së infeksionit.
Ai ka bërë thirrje që të shmangen këto turma.
“40 për qind zbritje, 100 për qind infeksion. Përnjëmend do të bëhet Black Friday. Ju lutemi t’i shmangeni turmave”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Ahmeti: Është rekomanduar karantinim njëjavor i Prishtinës
-
Ahmeti: Nuk i lejojmë tubimet me qytetarë nëpër shkolla
-
Ahmeti: 36 viktimat e sotme nuk kanë qenë plotësisht të vaksinuar
-
Komuna e Prishtinës paralajmëron aksion për mbledhjen e mbeturinave
-
Ahmeti: Nëse numri i rasteve me COVID-19 rritet, s’kemi kredibilitet të kërkojmë mbyllje