Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti: 36 viktimat e sotme nuk kanë qenë plotësisht të vaksinuar

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se 36 viktimat e sotme nga COVID-19 në Kosovë nuk kanë qenë të vaksinuar plotësisht.

Ahmeti tutje ka shtuar se ‘’vaksinimi është dobësia jonë’’, duke shtuar se nuk ka mjaftueshëm vaksina momentalisht.

"Tridhjetë e gjashtë. Gishtat drejtoni më vonë. Vaksinimi është dobësia jonë. Dallimi në mes të Kosovës dhe shteteve tjera me numër të ngjashëm infektimesh është përqindja e vaksinimit. Asnjë nga viktimat nuk ka qenë plotësisht i/e vaksinuar. Por edhe më tutje nuk kemi mjaftueshëm vaksina, dhe nuk kemi mjaftueshëm vullnet për t’u vaksinuar. Lejeni dialogun, vizita gjithandej nëpër miq që na japin vaksina - Turqi e Izrael e cilido shtet që na ndihmon. Masa të rrepta afatshkurte për ta ngadalësuar infektimin e vaksinim masiv për ta shpejtuar mbrojtjen. Rrugë tjetër nuk ka’’, shkroi Ahmeti në Facebook.