Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se mbi 50 milionë britanikë janë vaksinuar e AstraZeneca dhe mbi 100 milionë amerikanë me vaksinën e Pfizerit. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të lënë “teoritë e Facebookut” e të vaksinohen.
E ka quajtur tragjedi me vetëdije vdekjen tash nga COVID-19.
“104 vdekje për katë ditë! Në ditët kur shkatërrohen mbi 130 mijë vaksina e refuzohen qindramijëra falas nga shtetet tjera. Mbi 50 milionë britanikë janë vaksinuar me A.Zeneca e mbi 100 milionë amerikanë me Pfizer. Leni teoritë e Facebookut. E vërteta është se me vaksinë je më i mbrojtur se pa vaksinë. Fatkeqësi ka qenë me vdekur kur s’ka pasur vaksinë, tash është tragjedi me vetëdije! Prej korrikut të vitit 2020 kemi kërkuar që fokusi të jetë vetëm në vaksinë. Atëherë jemi përqeshur. Por është prej atyre rasteve kur je i pikëlluar pse e kemi pasur mirë. Kemi dështuar edhe në sigurimin e vaksinave edhe në vaksinim. Mos ta bëjmë këtë tragjedi edhe më të madhe”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
-
Ahmeti thirrje Qeverisë: Kërkoni nga SHBA-ja 500 mijë vaksina anti-COVID
-
Kurti bën thirrje për vaksinim: Kapërceni paragjykimet për vaksinat
-
Vaksinimi funksionon: Nga 51 mijë të vdekur në Britani, vetëm 1.2 për qind ishin të vaksinuar
-
Kurti: Kosova pasnesër shënon administrimin e 1 milion dozave të vaksinës anti-COVID
-
307 mijë qytetarë kanë marrë nga dy doza të vaksinave anti-COVID