Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

307 mijë qytetarë kanë marrë nga dy doza të vaksinave anti-COVID

Mbi 307 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinave anti-COVID deri tash, bëhet e ditur në uebfaqen për statistika të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas njoftimit aty, në nivel vendi, që nga fillimi i procesit të vaksinimit, janë administruar mbi 923 mijë vaksina.

Pos 307 mijë e 467 qytetarëve që i kanë marrë të dyja dozat, 308 mijë qytetarë të tjerë kanë marrë dozën e parë.

Në vend ndahen vaksinat “AstraZeneca” dhe “Pfizer”. Vetëm të shtunën janë administruar mbi 19 mijë e 500 doza.

Javën e ardhshme pritet arritja e rreth 500 mijë vaksinave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa nga 12 shtatori vaksinim do të ketë edhe ditëve të diela.

Edhe Mbi 781 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë antiCOVID-19 Arbëri Mbi 781 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë antiCOVID-19

Përqindja e ulët e qytetarëve të vaksinuar ka alarmuar stafin shëndetësor që ditëve të fundit është përballur me numër të shtuar të pacientëve në gjendje të rëndë. 93 për qind e rreth 1200 pacientëve në spitalet dhe klinikat e Kosovës, janë të pavaksinuar.

Vetëm sot, jetën e humbën 21 qytetarë si pasojë e COVID-19.