Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.602.881 doza të vaksinës. Kurse, deri më sot 754.429 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Kështu thuhet në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.748 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse, nga 1.324 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.631. Në total numri i rasteve aktive është 380”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Afër 89 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë anti-COVID
-
Mbi 803 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar me dozën e dytë anti-COVID
-
Mbi 781 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë antiCOVID-19
-
Afro 800 mijë qytetarë të vaksinuar me të dy dozat anti-COVID në Kosovë
-
Gati 800 mijë qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë anti-COVID