Në Kosovë janë dhënë 1.793.236 doza të vaksinës antiCOVID-19, që kur ka nisur procesi i vaksinimit në mars të vitit 2021.
Në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëhet e ditur që 808 mijë e 328 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë anti-COVID.
Muaj më parë ka filluar edhe vaksinimi me dozën e tretë në Kosovë, e ku deri më tani janë dhënë 88 mijë e 988 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërkohë që në raportin e fundit IKSHPK-ja njoftoi për tetë vdekje dhe 754 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Aktualisht në Kosovë janë 23 mijë e 823 raste aktive me COVID-19.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 803 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar me dozën e dytë anti-COVID
-
Vaksinimi në Kosovë: Mbi 27 mijë doza përforcuese e mbi 2,000 doza të treta
-
Mbi 781 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë antiCOVID-19
-
Afro 800 mijë qytetarë të vaksinuar me të dy dozat anti-COVID në Kosovë
-
Gati 800 mijë qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë anti-COVID