Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 781 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë antiCOVID-19

Prej kur ka filluar vaksinimi masiv kundër COVID-19, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.669.230 doza të vaksinës.

Ndërsa, 781 mijë e 351 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19.

Tashmë është duke u dhënë edhe doza e tretë dhe ajo përforcuese antiCOVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), njoftoi të mërkurën për 33 raste të reja me COVID.

Aktualisht në vend janë 371 raste aktive me COVID-19.