Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani, 4.126 persona janë vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës anti-COVID.
Me dozë të parë janë vaksinuar në total 873.836 persona, derisa me të dytën 776.881 persona. Numri total i dozave të administruara është 1.654.843.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar për COVID-19 310 persona.
Në anën tjetër, Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive me koronavirus, me 56 sosh, pasuar nga Ferizaj 37, Prizreni 36, Klina 22, Gjilani 19, Peja 16, Kaçaniku 16, Malisheva 15, Suhareka 13, Lipjani 11, Istogu 10, Dragashi 9 e të tjera.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 raste pozitive, derisa janë shëruar 4 pacientë.