Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në fund të muajit mars, në Kosovë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID e kanë marrë 780,024 persona.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që nga ajo kohë janë administruar 1,663.943 vaksina në tërë Kosovën.
Ndërkohë, që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus, në mars të vitit 2020, në Kosovë janë shënuar 161,327 raste pozitive, e kanë vdekur 2,989 persona.
Sipas Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, 157,996 persona janë shëruar. Kurse, raste aktive janë 342.
Artikuj të ngjashëm