Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 19,519.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus ka qenë 2,243, derisa janë regjistruar edhe dy të vdekur.
Pozitiviteti i rasteve në 24 orët e fundit është 26.65%.
Ndërkohë, sa i përket vaksinimit, deri më tani, me të dy dozat janë vaksinuar 801.524 persona, me tri dozat janë vaksinuar 12,200 persona, ndërkaq me dozë përforcuese janë vaksinuar 44,143.
Numri i dozave të administruara në Kosovë që nga fillimi i vaksinimit është 1,747, 841.