Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

18 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

18 raste të reja pozitive me COVID-19 janë regjistruar brenda 24-orëve të fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se rastet e reja të infektimit kanë rezultuar nga gjithsej 812 mostra të marra për testim.

Ndërkaq, numri i të shëruarve është shënuar më i lartë për dallim nga ai i të infektuarve. Gjithsej 54 shërime janë regjistruar gjatë kësaj periudhe kohore.

Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive me koronavirus ka shënuar ulje në 637.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 45 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës njoftohet se janë dhënë 1,817,741 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.361 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërkaq janë dhënë 98.637 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Artikuj të ngjashëm