Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjashtë raste të reja me COVID-19 të dielën në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar gjashtë raste të reja me COVID-19 nga testim i 797 mostrave.

Shkalla e pozitivitetit është 0.75 për qind.

Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar ndonjë rast me fatalitet. Ndërsa janë shëruar 19 qytetarë. Numri i rasteve aktive është 390.

Gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 48 doza të vaksinës antiCOVID.

Numri total i vaksinave të administruara ka shkuar në 1.827.035.

Me dy doza janë vaksinuar 822.309 qytetarë e me tri doza 101.985.