Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

2.087 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Tash e disa javë, Kosova ka shënuar rritje të rasteve pozitive me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën se numri i rasteve aktive është 2.087, derisa në po të njëjtën ditë, tre persona vdiqën nga COVID-19, e 397 të tjerë rezultuan pozitivë.

Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 128 persona me vaksinën anti-COVID, derisa të shëruar janë regjistruar 167 pacientë.

1.831.139 doza janë administruar gjithsej, 903.606 me dozën e parë, 823.872 me të dytën dhe 103.470 me dozën e tretë.

Artikuj të ngjashëm