Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tre të vdekur e 1853 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar tri raste të vdekjes si pasojë e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 1853 raste të reja me COVID nga testimi i 4786 mostrave. Shkalla e pozitivitetit është 38.71 për qind.

Janë shëruar 840 qytetarë. Numri i rasteve aktive ka arritur në 10.830.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 127 qytetarë.

Deri më tash 824.120 qytetarë janë vaksinuar me dy doza, 104.491 me tri doza e 1185 janë vaksinuar me dozën e katërt.

Në total janë administruar 1.833.865 vaksina anti-COVID.