Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 23 raste të reja me COVID-19 nga testimi i 869 mostrave.

Nuk është njoftuar për ndonjë rast me fatalitet.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 14 qytetarë.  Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 224.396. Aktualisht në Kosovë janë 442 raste aktive. 

Në 24 orët e fundit ndërkohë janë administruar 57 doza të vaksinës anti-COVID.

Numri total i dozave të administruara ka arritur në 1.825.379. Ndërsa 821.763 qytetarë janë vaksinuar me dy doza, e 101.190 me doza përforcuese.