Vetëm 640 nga mbi 51 mijë persona që vdiqën nga koronavirusi brenda gjashtë muajve të këtij viti, ishin plotësisht të vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19.
Siç bën të ditur Zyra Nacionale e Statistikave, mes janarit dhe qershorit, vaksinimi me dy doza të vaksinës ka reduktuar gjasat e vdekjes nga kororonavirusi. Bazuar në të dhënat e kësaj Zyre, i bie që në përqindje, nga 51 mijë persona të vdekur, vetëm 1.2 për qind ishin të vaksinuar.
“Rreziku i vdekjes nga koronavirus të personave të vaksinuar me dy doza ishte relativisht i ulët, krahasuar me atë që kanë marrë vetëm një dozë apo asnjë”, thanë nga Zyra, raporton MSN.
Kreu i Londrës, Sadiq Khan, shkroi në Twitter se 90 për qind e pacientëve të shtrirë në spital nuk ishin vaksinuar plotësisht.
“I bëj thirrje çdo londinezi të që nuk ka marrë dy doza vaksine ta bëjë atë. Mbroni veten dhe komunitetin tonë”, shtoi ai.
-
Mbi 600 mijë qytetarë të vaksinuar me dy doza
-
Britania e Madhe regjistron një të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit
-
Britania ka vaksinuar më shumë se gjysmën e popullatës
-
Britania e Madhe vaksinon mbi 20 milionë njerëz me dozën e parë të vaksinës anti-Covid
-
Më shumë se 17.6 milionë njerëz në Britani kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid