Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova të premten shënon administrimin e 1 milionë dozave të vaksinave kundër COVID-19 dhe u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
Kurti ka thënë se aktualisht Kosova ka në stoqe 580,000 vaksina Pfizer dhe 20,000 vaksina Astra Zeneca.
“Duhet të vazhdojmë me masat, i kemi edhe vaksinat e do të vijnë edhe më shumë vaksina, i inkurajoj të gjithë qytetarët që pa humbur kohë të vaksinohen pasi ky është një virus vdekjeprurës me rrezik të lartë e vaksinimi e ulë rrezikun për 20 herë. Pasnesër do të shënojmë administrimin e 1 milionë dozave të vaksinës, me ç ’rast 2/3 kanë marrë një dozë ndërkaq përafërsisht 1/3 i kanë marrë të dy dozat”, ka thënë Kurti, pas vizitës që ka zhvilluar të mërkurën në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Ramadani: Raporti ditor i COVID-19 përfshinë rastet nga ora 00:00 deri në 23:59
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani, ka sqaruar dilemën e një rasti të vdekjes së një personi të hënën në mbrëmje, si pasojë e COVID-19, por që nuk u paraqit në raportin 24-orësh me të dhënat e reja të IKSHPK-së.
Ramadani ka thënë se raporti ditor merr të dhënat nga rastet që shënohen prej orës 00:00 deri në orën 23:59, dhe se rasti i vdekjes së 22-vjeçares të hënën, është regjistruar në të dhënat e ditës tjetër.
Edhe
Kurti bën thirrje për vaksinim: Kapërceni paragjykimet për vaksinat
“Prej fillimit të pandemisë kemi raportuar komunikatën ditore për 24 orë, që nënkupton prej 12:00 të mesnatës deri në 23:59 të ditës. Nëse një rast mund të mos jetë raportuar atë ditë, dijeni se është të nesërmen sepse është përpunuar. Asnjë rast që ndodhë në kohë reale, nuk raportohet në atë minutë, por raportohet brenda 24 orëve. Brenda 24 orëve përfshihen të gjitha rastet që raportohen nga QKUK, spitalet rajonale, Qendrën Emergjente dhe edhe një herë të gjitha ato raporte rivlerësohen ato raporte që i kanë dhënë diagnozat mjekët klinikë ku ka ndodhur rasti”, ka thënë ai.