Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova ka administruar afro 500,000 doza të vaksinave anti-COVID

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në fund të muajit mars, në Kosovë janë administruar gjithsej 469,857 doza të vaksinave anti-COVID.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga kjo shifër, 305,567 janë doza të para ndërkaq, 164,290 janë doza të dyta.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë dhënë 9,537 doza të vaksinave.

Në Kosovë deri më tani janë përdorur vetëm dy lloje të vaksinave, AstraZeneca dhe Pfizer.

Ndërkohë, ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i rasteve të reja me COVID-19. Vetëm gjatëë 24 orëve të fundit, janë shënuar 195 raste pozitive me koronavirus e janë shënuar dy raste të vdekjes.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive aktualisht është 1,065.