Deri tash në Kosovë janë administruar mbi 1 milion doza të vaksinave kundër COVID-19. Sipas këtij ritmi, deri në fund të vitit mund të vaksinohet 60 për qindëshi i popullsisë, ashtu siç pati paralajmëruar Qeveria. Madje, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kjo mund të shkojë deri në 70 për qind.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se interesimi për vaksinim është i madh dhe stoku me vaksina është i qëndrueshëm.
“Mesatarisht në ditë janë 20 mijë doza që administrohen. Besoj se duke filluar nga kjo fundjavë meqë do vaksinohet edhe të dielave, numri i të vaksinuarve do të rritet. Kësisoj do mbajmë një ritëm shumë të mirë të këtij procesi që përkundër që ka filluar më vonë se në vendet e tjera, në Kosova ka gjasa të mira që shumë shpejt të arrijë përqindje të larta dhe t’i ofrohemi objektivit të qeverisë që është vaksinimi i së paku 60 për qind i popullsisë. Edhe pse ka filluar e fundit vaksinimin, mund të jetë e para prej atyre që do ta arrijnë që me 60 apo 70 për qind ta vaksinojë tërë popullatën, për rajon sepse në botë tashmë e kanë arritur këtë përqindje”, ka thënë ai.
Hoti në emisionin SOT të KOHËS u ka bërë thirrje shtatzënave që të vaksinohen, pasi javët e fundit në Kosovë pati disa shtatzëna që vdiqën si pasojë e koronavirusit.
“U bëjmë thirrje shtatzënave që sa më shumë të vaksinohen sepse nuk ka asnjë dëshmi shkencore që vaksinimi ka ndonjë efekt negativ për shtatzëninë”.
Edhe Kosova e ka në plan dozën e tretë apo përforcuese të vaksinës e cila në disa shtete veçse ka filluar të jepet. Por, Hoti ka thënë se fokusi është që të përmbyllet fillimisht cikli i imunizimit me dy doza.
-
Mbi 800 mijë doza të vaksinës anti-COVID ende në stok në Kosovë
-
Mbi 63% e të rriturve në Kosovë të imunizuar me dy dozat e vaksinës anti-COVID
-
Afër 89 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë anti-COVID
-
Afër 771 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë anti-COVID në Kosovë
-
Kosova, e gatshme të fillojë me dozën e tretë të vaksinës