Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 63% e të rriturve në Kosovë të imunizuar me dy dozat e vaksinës anti-COVID

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka bërë të ditur të martën se 63.4% e qytetarëve të Kosovës mbi 18 vjeç janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës anti-COVID.

E, përqindja e të vaksinuarve të kësaj grupmoshe me të paktën njërën dozë, ka arritur në 70 për qind.

“Një vit nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 (29 mars 2021), ndonëse e ka filluar e fundit në rajon vaksinimin, Kosova ia ka dalë që të ketë shkallë më të lartë të vaksinimit se shtetet e rajonit, përfshirë Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Bullgarinë dhe shtete të tjera, përderisa ka shkallë të krahasueshme me disa shtete të Evropës. Me mbi 1.820.000 doza të administruara, vaksinimi te popullata mbi 18 vjeçe në Kosovë ka arritur në 70% me një dozë dhe 63.4% me dy doza”, thuhet në njoftim.

Sipas MSH-së, te popullata mbi 12 vjeç, janë vaksinuar 62.7% me një dozë dhe 57.1% me dy dozat.

Ministria njoftoi se sfidë mbetet vaksinimi me dozën e tretë, ku vetëm 7% e popullatës mbi 12 vjeç e ka marrë atë.

Edhe Rritet interesimi për vaksinim, rreth 14% e popullatës e imunizuar me dy dozat ndaj COVID Arbëri Rritet interesimi për vaksinim, rreth 14% e popullatës e imunizuar me dy dozat ndaj COVID

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars të vitit 2021. Brenda një viti në Kosovë janë administruar 1.821.268 doza të vaksinës anti-COVID.

Kosova deri tash është furnizuar me dy lloje të vaksinave: AstraZeneca dhe Pfizer.