Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim njoftimin e kolegut, Refki Alija se ai është kërcënuar disa herë nga Drejtori i Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit.
''Drejtori i Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit, Bedrija Ejupagiq, me ka sulmuar vërbalisht në zyrën për komunitete dhe kthim në praninë e tre zyrtarëve. Me ka kërcënuar, duke më thënë: Që kam me e pa kush është ai dhe qe ka me e shkatërru familjen time, duke vazhduar te fyej e shaj profesionin tim si gazetar dhe më është afruar disa herë duke e ngritur zërin qe të kem kujdes nga ai dhe nga familja e tij", thuhet në e-mailin të cilin Alija ia ka dërguar AGK-së.
Meqenëse rasti tashmë është denoncuar në polici, AGK-ja kërkon hetim të shpejtë të këtij rasti si dhe marrjen e masave të parapara me ligj.
AGK kërkon nga gjithsecili zyrtar që të fokusohet në rritjen e bashkëpunimit me gazetarë e assesi të mos shndërrohen në pengues të punës së tyre.
-
AGK e dënon kërcënimin e ekipit të gazetës “Koha Ditore”
-
Kërcënohet një ekip i “Lajmi.net” në Prizren
-
AGK: 2023-ta, viti me më së shumti raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve
-
AGK: Dënojmë sulmin fizik ndaj ekipit të Nacionales në Prizren
-
AGK-ja: KFOR-i pengonte gazetarët që iknin nga sulmi në Leposaviq