Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se 2023-ta ka shënuar vitin me më së shumti raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave në përgjithësi, të cilat janë raportuar në këtë asociacion.
Në njoftimin e AGK-së thuhet se gazetarët dhe kameramanët, si asnjëherë më parë kanë rrezikuar sigurinë e tyre fizike, duke raportuar në kushte të jashtëzakonshme, në muajin maj dhe qershor nga veriu i Kosovës.
“Falënderim e mirënjohje edhe për të gjithë kolegët tjerë që kanë raportuar nga terrenet e tjera të ndryshme, e janë kërcënuar nga qytetarë, zyrtarë, pjesëtarë të sigurimit dhe persona publikë. Një falënderim publik i drejtohet edhe Juristes së Drejtës së Medias, Flutura Kusari, me ndërmjetësimin e së cilës u mundësua të sigurohet një donacion nga Free Press Unlimited dhe Reporters sans frontières / Reporters Without Borders / RSF, me mjete mbrojtëse për gazetarët dhe kameramanët që raportojnë nga terrenet me rrezikshmëri të lartë”, thuhet në njoftim.
-
25 sulme ndaj gazetarëve në tre muajt e fundit
-
Dalloshi: Rreth 60 kërcënime e sulme ndaj gazetarëve u raportuan vitin e kaluar në AGK
-
AGK: Raportimi nga veriu, paditë e kërcënimet, ndër sfidat kryesore të gazetarëve
-
Morina nga AGK-ja: Shqetësues numri i sulmeve ndaj gazetarëve këtë vit
-
AGK-ja shpreh shqetësimet në lidhje me trajtimin e rasteve të dhunës ndaj gazetarëve