Florandë Morina nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka shprehur shqetësim për numrin e lartë të sulmeve ndaj gazetarëve këtë vit.
Ajo tregoi se rastet e sulmeve ndaj gazetarëve gjatë raportimit nga veriu janë raportuar në Policinë e Kosovës, por tha se ka ngecje në Prokurori, pasi që sipas saj, nuk posedojnë të dhëna se sa raste të sulmeve janë raportuar.
“Policia po merret me këto raste, ka pasur më shumë ngecje në Prokurori. Nuk ka informacione sa raste janë dhe sa prej tyre po trajtohen. Megjithatë, për AGK-në ka qenë shqetësues numri kaq i madh i raportimeve sivjet”, tha ajo.
Morina theksoi se gazetarët këtë vit kanë qenë të gatshëm të raportojnë nga pjesa veriore dhe për të sjellë informacione te qytetarët. Ajo shtoi se tashmë ekziston platforma e veçantë për të raportuar për sulmet e gazetarëve.
“Është parë një kurajo shumë e madhe e gazetarëve për të shkuar për të raportuar në këto qendra të krizave që kanë qenë në veri dhe për të sjellë informacione të parët te shikuesit. Ka qenë një kurajo e gazetarëve që të raportojnë këto raste, në AGK tashmë është një platformë ku ata sulmohen apo ndihen të pasigurt në punën që e bëjnë, shumica nga ta pos që raportojnë rastin në AGK, shumica udhëzohen që të bëjnë raportimet në Policinë e Kosovës”, është shprehur ajo.
-
AGK: Raportimi nga veriu, paditë e kërcënimet, ndër sfidat kryesore të gazetarëve
-
AGK: 2023-ta, viti me më së shumti raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve
-
Për tri javë, 30 raste të sulmeve ndaj gazetarëve në veri
-
AGK-ja shpreh shqetësimet në lidhje me trajtimin e rasteve të dhunës ndaj gazetarëve
-
AGK: Rritet numri i sulmeve ndaj gazetarëve