Një ekip i portalit “Lajmi.net”, është penguar dhe kërcënuar në një seancë në Gjykatën Themelore në Prizren, ka njoftuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).
Sipas njoftimit, një person me iniciuar V.H. ka penguar punën e gazetarëve duke kërkuar të mos filmojnë dhe t’i fshijnë materialet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në një moment, ai ia ka kapur edhe kamerën kameramanit Përparim Tufa, duke iu drejtuar me fjalët ‘ule qeta’, kurse në një moment tjetër i drejtohet ekipit të ‘Lajmi.net’ me fjalët: ‘Qat incizimin që e bone në korridor, ruju po gabon me e qitë. Qitash thuj kërcënim direkt kshtu thuj m’ka kërcnu...’”, thuhet në komunikatën e AGK-së.
Asociacioni ka dënuar kërcënimin ndaj gazetarëve duke kërkuar që trupat gjykues të sigurojnë që në seancat publike, gazetarët “të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre të lirë, dhe të papenguar”.
Një ekip i këtij portali është penguar edhe gjatë së mërkurës në Prishtinë.
AGK-ja pati njoftuar se 2023-ta ka qenë viti me më së shumti raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave në përgjithësi, të cilat janë raportuar në këtë asociacion.