Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim informacionin se është kërcënuar gazetarja Salie Osmankaqi dhe ekipi "Kohës Ditore" në Prishtinë.
AGK është njoftuar se kolegia Osmankaqi është kërcënuar nga disa persona derisa ajo po raportonte për largimin e banorëve nga banesat e uzurpuara në Dardani.
"Banorët janë vërsulur drejte meje menjëherë dhe iu kemi shmangur sulmit fizik duke hyrë në veturë", ka deklaruar Osmankaqi.
Kërcënimi tashmë është raportuar në polici, ndërkohë që AGK e dënon këtë rast duke kërkuar hetim të shpejtë.
Artikuj të ngjashëm
-
AGK-ja dënon ashpër sjelljen agresive të Sami Kurteshit
-
AGK-ja i bën thirrje Osmanit të heqë dorë nga sulmet ndaj gazetarëve
-
Dyshohet për sulm seksual dhe dëmtim të pasurisë së një gruaje në Prishtinë
-
Gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve
-
AGK-ja: Fushatë e pandalshme e Qeverisë dhe VV-së për delegjitimim të punës së gazetarëve