Arbëri

AGK: Dënojmë sulmin fizik ndaj ekipit të Nacionales në Prizren

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar pas për sulmin ndaj ekipit të portalit Nacionale, në Prizren.

Sipas reagimit gazetari Vullnet Krasniqi dhe kameramani, Arbër Latifi, ishin atje për të raportuar për protestën e thirrur nga imamët lokalë kundër festivalit “DokuFest”.

“Sipas raportimeve të medies, ata janë sulmuar dhe shtyrë fizikisht nga një pjesë e turmës protestuese derisa po kryenin punën e tyre. Ky është një sulm i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK-ja ka kërkuar nga Policia “arrestimin e menjëhershëm të sulmuesve dhe përballjen e tyre të menjëhershme me drejtësinë”.

Ndërkohë Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për sulmin ndaj ekipit të "Nacionales" dhe se është duke e intervistuar. 

“Pengimi i punës së gazetarëve apo fyerjet gjatë kryerjes së detyrës janë të papranushme. Si të tilla, i dënoj me bindjen se nuk i shërbejnë aspak synimeve tona si shoqëri. Media përbën hapësirën dhe mjetin përmes të cilit fjalët dhe qëndrimet e shprehura publikisht gjejnë mundësinë për shtrirje dhe trajtim më të gjerë të një çështjeje, ndërsa pengimi i gazetarëve është njëkohësisht mbyllje e hapësirës publike dhe tkurrje e vlerave demokratike. Bëj thirrje që organet kompetente ta hetojnë dhe vlerësojnë rastin menjëherë në kuadër të përgjegjësisve dhe detyrave të tyre përkatëse”, ka shkruar Konjufca në Facebook.