Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

1500 njësi banesore të lagjes "Kalabria" kyçen në rrjetin e ngrohjes qendrore

23 ndërtesa, gjegjësisht 1500 njësi banesore të lagjes Kalabria janë kyçur në rrjetin e ngrohjes qendrore, si pjesë e zgjerimit të planifikuar të koogjenerimit.

Kështu ka njoftuar Komuna e Prishtinës përmes një statusi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, transmeton Koha.net.

Gjithashtu njoftohet se kryetari Shpend Ahmeti bashkë me kryeshefin Ekzekutiv të ndërmarrjes Termokos, Arsim Fetahu kanë vizituar këto nënstacione që i shërbejnë lagjes Kalabria.

“Edhe shumë lagje të tjera do të jenë pjesë e këtij zgjerimi duke ofruar fillimisht ngrohje cilësore por edhe duke ndikuar në uljen e ndotjes së ambientit, posaçërisht gjatë muajve të dimrit”, thuhet tutje në njoftim.