Lagjja “Kalabria” në Prishtinë ka mbetur sonte pa ngrohje si pasojë e një avarie, ka njoftuar kryshefi i “Termokosit”, Fisnik Osmani.
“Lagja Kalabria, sonte do të jetë pa ngrohje! Në orët e pasdites, në rrjetin primar i cili furnizon me ngrohje banorët e lagjes ‘Kalabria’, është shfaqur një avari - të cilën kolegët tanë dhe ekipet e mirëmbajtjes janë duke bërë përpjekje të mëdha që të sanohet. Deri në krijimin e kushteve të nevojshme teknike për punë, kjo pjesë e qytetit do të jetë pa ngrohje”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbetet pa ujë lagjja “Dardania” në Prishtinë
-
Ankesat se s’ka nisur ngrohja, “Termokosi”: Gjatë ditës arrin pikat më të larta e të largëta
-
Disa lagje të Prishtinës pa ujë shkaku i punimeve teknike të paplanifikuara
-
Defekt në ujësjellës në Prishtinë, mbetet pa ujë një pjesë e Arbërisë dhe Ambasada e SHBA-së
-
Punime në rrjet, nesër ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje në Prishtinë