Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Disa lagje të Prishtinës pa ujë shkaku i punimeve teknike të paplanifikuara

Uji i pijshem

KRU Prishtina ka njoftuar se në disa lagje të Prishtinës ka ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për shkak të punimeve teknike të paplanifikuara. 

KRU Prishtina ka njoftuar se furnizimi me ujë do të ndërpritet në lagjen “Bregu i Diellit” nga banesat e bardha e deri te qendra “Hyzri Talla” e po ashtu te lagjja “Kalabria”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ju njoftojmë se për shkak të disa punimeve teknike të pa planifikuara kemi ndërprerje të furnizimit me ujë/ Bregu i Diellit prej banesave të bardha deri te qendra ‘Hyzri Talla’ dhe lagjja Kalabria”, ka njoftuar KRU Prishtina.