Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të mërkurën do të ketë punime në rrugën “Muharrem Fejza”, të cilat do të ndikojnë në furnizim me ujë të pijes në këtë zonë të kryeqytetit.
Siç është bërë e ditur në njoftimin e lëshuar nga KRU “Prishtina”, e gjithë lagjja "Bregu i Diellit" dhe "Mati 1" do të mbeten pa ujë nga ora 08:00 deri në përfundim të punimeve.
“Ju njoftojmë se nesër më 10 qershor do të intervenojmë në rrugën ‘Muharrem Fejza’. Për shkak të sanimit të gypit, e gjithë lagjja Bregu i Diellit dhe Mati 1 do të mbeten pa furnizim me ujë nga ora 08:00-18:00”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
“Bregu i Diellit” që dy ditë pa ujë, Mjeku: Shpresojmë që sanimi të përfundojë sot
-
Një pjesë e “Bregut të Diellit” qe 24 orë pa ujë
-
Disa lagje të Prishtinës, të dielën pa ujë
-
Defekti në gyp lë pa ujë një pjesë të Prishtinës
-
Defekt në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë, një pjesë e madhe e Prishtinës mbetet pa ujë