Zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka, ka bërë të ditur se nga sot, 15 prill, ndërprehet ngrohja me Termokos në kuadër të përfundimit të sezonit të ngrohjes nga muaji tetor deri në prill.
Uka në emisionin “tre8tre” në KTV, ka folur ndërkohë për shtrirjen e këtij rrjeti me ç’rast ka thënë se ka kërkesa të panumërta në Prishtinë për kyçje në Termokos, paralel me ndërtimet në kryeqytet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi vazhduar duke e zgjeruar rrjetin e ngrohjes dhe duke e rritur dukshëm numrin e konsumatorëve. Para 12 vitesh kemi pasur diku 12 mijë konsumatorë, ndërsa tani mbi 25 mijë konsumatorë i kemi të kyçur në rrjetin e Termokosit. Megjithatë Prishtina po zgjerohet me ndërtime kolektive dhe në të njëjtën kohë kemi kërkesa të panumërta për kyçje në rrjetin tonë. Në harmoni me direktivat e BE-së, ne jemi në rrugë të mbarë për t’i përmbushur këto direktiva”, ka thënë Uka.
Zëdhënësja Uka ka njoftuar po ashtu se janë në proces realizimi i dy projekteve kapitale me ndihmën e donatorëve të cilat do të mundojnë kyçjen e mijëra konsumatorëve të rinj në rrjetin e ngrohjes Termokos.
“Në synimet për shtrirje edhe më tutje të rrjetit besoj se do të na ndihmojnë shumë realizimi i dy projekteve kapitale të cilat janë në proces realizimi përfshirë edhe atë të dyfishimit të kapaciteteve të cilat po realizohen falë ndihmës së donatorëve. Realizimi i tyre do të sjell kyçjen e mijëra konsumatorëve të rinj në ngrohjen me Termokos”, ka thënë Uka.
Megjithatë sipas Ukës këto projekte marrin kohë për realizim dhe janë ende në fazën e parë.
Furnizimi me ngrohje qendrore në Prishtinë vitin e kaluar filloi tetë ditë para afatit të zakonshëm, që është 15 tetori, për shkak të temperaturave të ulëta.