Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të akuzuarin për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan, Nenad Orloviq, me 15 muaj burgim dhe 12.000 euro gjobë.
Kryetarja e trupit gjykues, Valbona Musliu Selimaj, tha se vendimi do të bëhet direkt i zbatueshëm meqë vjen si rezultat i marrëveshjes për pranimin e fajësisë.
Serbi me shtetësi kosovare dhe të Serbisë, Orloviq, u dënua për veprat penale pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale e huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar.
Ai është në paraburgim prej 26 qershorit të vitit të kaluar.
Sipas aktakuzës ai ka përdorur mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara dhe armë zjarri në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it.
Aktakuza e Prokurorisë Speciale kundër Orloviqit ndërlidhet me 29 majin e vitit të kaluar kur turma e dhunshme e protestuesve serbë lëndoi rreth 90 pjesëtarë të KFOR-it.
-
15 muaj burgim të akuzuarit për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan
-
Radenkoviq dënohet me 2 vjet burgim për sulm ndaj KFOR-it e Policisë
-
Dënohet me dy vjet burgim i akuzuari për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë
-
Milkoviqi dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë
-
30 ditë paraburgim serbit që mori pjesë në sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan