Ideja lindi pasi që në kuzhinën ku punoja erdhi të punonte një djalë i ri, kuzhinier me përvojë dhe shkollim nga Italia veriore, regjioni Veneto-Venecia, Kreshniku, me prejardhje nga Shqipëria veriore.
Jam Nehat Sabedini dhe vij nga Kosova, fshati Radivojcë,- një kilometër afër banjës së njohur Banja e Kllokotit- Komuna e Vitisë.
Arritja në Zvicër: edhe unë e kam një rrëfim si shumica dërmuese e shqiptarëve në fillim të viteve të 90-ta; Që nga fillimi isha i pasionuar për kuzhinën, fillova të punoja në restorante e hotele të ndryshme dhe pasi bëra eksperiencë në kuzhina të ndryshme në fund u vendosa ne restorantin „Papa Joe’s“ ku recetat e kuzhinës pothuajse mbi 80% janë me konsumim të mishit.
Pas një kohe shumë të shkurtër arrita të jem një ndër punëtorët më të mirë dhe mora disa lëvdata dhe shpërblime nga pronaret e firmës që kanë një zinxhir restorantesh të kuzhinave të ndryshme botërore. Unë isha i punësuar ne restorantin me kuzhinën nga Amerika Jugore (meksikane). Dëshira ime për kuzhinë dhe mikpritje nga tradita familjare që kemi ne shqiptarët është një nga pikat që solli rezultat në këtë restorant.
Kemi traditë që mysafiri të pritet me buzëqeshje e harmoni dhe të përcillet me faqe të ndritshme e këtë e vërejta që, në shkollimet që i bëra për udhëheqës të restorantit t’i mësoja në shkollë ato sjellje, ato "finesa", por, ato sjellje dhe atë edukatë unë e kisha trashëguar dhe sjellë me vete dhe ketë traditë të mirë që e kemi me kalimin e kohës ua shpjegoja miqve e kolegëve zviceranë se ne si popull, mikpritjen edhe solidaritetin, e kemi ne gjene, e me solidaritet e bamirësi e lidhja menjëherë "Nënën Terezë".
Puna më solli rezultate dhe nuk shikoja anën materiale por vetëm atë të punës, njohuritë dhe isha shume kurioz që t’i mësoja gjërat e kuzhinës, të mësoja gjëra të reja dhe të ofroja kreativitet në vendin ku punoja.
Pa i mbushur 2 decenie në krye të gastronomisë mora vendimin të hapja lokalin tim afër kufirit me Zvicrën dhe Francën, në Lörach të Gjermanisë, një vend në trekëndësh.
Ideja lindi pasi që në kuzhinën ku punoja erdhi të punonte një djalë i ri, kuzhinier me përvojë dhe shkollim nga Italia veriore, regjioni Veneto-Venecia, Kreshniku, me prejardhje nga Shqipëria veriore. Pashë që Kreshniku kishte shume njohuri dhe pasion në kuzhinë dhe ishte shumë kreativ dhe për një kohë shumë të shkurtër kishte arritur të bëhej një nga udhëheqësit e kuzhinës ku punonim më herët ne të dy, ashtu që mora guximin dhe besimin që kisha te Kreshniku që të bëhem vetë pronar me bashkëpronar Kreshnikun.
Pse Nehatin e njohin pothuajse e gjithë elita e futbollit shqiptar dhe atij zviceran?
Restorantin „Papa Joe’s“ në Bazel ku kam punuar mbi 18 vite ka qenë vendi ku skuadra e FC Bazelit fitoret e veta i festonte në këtë restorant e unë isha udhëheqës prandaj kontaktet me elitën e futbollit i kam kapur po në këtë restorant dhe kjo më ka ndihmuar që në mënyrë direkte apo indirekte t’i përcjelli tek sportistët dhe te futbolli shqiptar.
Unë kam qenë vet lojtar i ekipit FC Dardania të Bazelit dhe futbolli për mua dhe kontributi im në futboll ka qenë dhe mbetet në dorën e djathtë.
Fshati Radivojcë ka shumë dashamirë të futbollit dhe fëmijët e duan këtë sport kurse Nehati mbi 20 vite është sponsorizuesi më i madh me topa futbolli apo fanella. Po të pyesësh një fëmijë se ku i keni blerë apo kush ua ka blerë këta topa të bukur dhe gjithnjë me bollëk, përgjigjja është Topat e NEHATI, por Nehati gjendet edhe ne listën e organizatorëve në rend të parë për bamirësi në secilin aspekt!
Te Nehati gjeni gjithnjë një yll te futbollit apo një sportist të njohur;
Dashamirësia, besueshmëria dhe ushqimi kanë bërë që yjet e futbollit shqiptarë të jenë dhe mbeten miq dhe dashamirë të mirë të restorantit tim, dhe këtë e kanë vlerësuar edhe ish-pronarët e mi më herët ku në atë restorant janë ushqyer yjet e futbollit, prandaj edhe sot restoranti ynë, “Esquina” në Lörrach, është restoranti më i vizituar nga futbollistët shqiptarë e pjesërisht edhe ata të nacionaliteteve tjera. Këtë besueshmëri e kishte gjetur edhe legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, ku Nehati dhe disa sportdashës dhanë kontributin maksimum për njohjen e Kosovës në federatën e UEFA-s,
Ushqimi: në restorantin “Esquina” ne jemi të specializuar në mish dhe ofrojmë mish të kualitetit të lartë me shume specialitete të ndryshme.
Ne kemi një moto në restorantin tone: Ushqimi kualitativ dhe sjellja gazmore me mysafirë, dhe këto bëjnë që restoranti ynë për një kohë shumë të shkurtë në kohë dreke, darke e vikendeve të fillojë me rezervime edhe pse në këtë vit kemi zgjeruar kapacitetin edhe për 90 vende shtesë.
Kemi shume firma, festa te ndryshme që bëjnë rezervim dhe njëherësh pasi që jemi edhe restorant ku yet e sportit janë pothuajse gjithnjë të pranishme, kemi mysafirë shqiptarë nga viset me largësitë e ndryshme, ku na vizitojnë me fëmijët e tyre, natyrisht edhe me shpresë që edhe ndonjë foto do ta gjuajnë me yjet e sportit apo të jenë afër tyre. Siç thuhet, dorën në zemër sportistët janë gjithnjë ne dispozicion për të bërë foto me fëmijë apo ndonjë autogram ,edhe pse ndoshta janë në kohë darke apo dreke e për këtë i falënderoj sportistët sepse janë shumë të afërt me komunitetin tonë.
Për momentin, shpresojmë që me vaksinimin e të gjithëve, pasi që edhe Gjermania po kërkon për mysafirët që hyjnë brenda në restorante të jenë të vaksinuar, kapaciteti ynë është i plotë, e sa i përket zgjerimit më tutje edhe me një restorant tjetër, nuk jemi duke menduar sepse synimi ynë për momentin është të jemi edhe më lartë në top listën e restoranteve më të kërkuara në trekëndëshin Zvicër-Gjermani-Francë.
Ju mirëpresim
Nehat Sabedini e Kreshnik Mulosmani
https://www.esquina-loe.de/