Si fëmijë kisha pasion për teknikën dhe pastaj u shkollova në drejtimin profesional Teknik i elektronikës "HR", ndërsa pas mbarimit të shkollës "hoby" im u bë profesion dhe tani 10 vite kemi 3 Lokale.
Prejardhja, rrugëtimi, prej kur jeni në Perëndim
iMediahaus është biznesi që lidhi dy pronarët shqiptarë në Zvicër; njërin nga Lipjani e tjetrin nga Shkupi.
Si fëmijë kisha pasion për teknikën dhe pastaj u shkollova në drejtimin profesional Teknik i elektronikës "HR", ndërsa pas mbarimit të shkollës "hoby" im u bë profesion dhe tani 10 vite kemi 3 Lokale.
Dy lokale i kemi në Bazel në lagjet më të frekuentuara dhe një në Reinach në kantonin e Bazelandit
Lokalet e iMediahuas janë expertë të Teknologjisë/elektronikës, dhe kanë një moto krejt tjetër: "Thjeshtë ne mendojmë ndryshe".
Prezantoni biznesin tuaj
iMediahaus ofron shërbime në shitblerje, këshilla e udhëzime, riparime e deri tek huazimi në raste specifike të të gjitha pajisjeve elektronike si kompjuterë, laptopë dhe telefona të të gjitha modeleve.
Pse thjeshtë ne mendojmë ndryshe është sepse në rend të parë ne të gjithë kemi njohuri se prodhimi i një telefoni, kompjuteri apo çfarëdolloj pajisjeje ndikon në ambient dhe nga kjo kemi ardhur në përfundimin se një pajisje teknike e përdorur mund të riparohet, të pasurohet me module të reja, të modifikohet dhe të jetë efikase po aq sa një pajisje e re, prandaj kjo na shtynë që klientët tanë të jene më racionalë sikur që jemi edhe ne.
P.sh. kemi raste kur klienti vjen për një prishje të baterisë apo ekranit të iPhone dhe insiston që ta blejë të riun, por me këshillat tona dhe riparimin e pajisjes klienti bie dakord që ta mbajë atë, sepse ai prapë është funksional sikurse i riu, mirëpo me një çmim rentabil duke kursyer një shumë të majme.
Çka e dallon biznesin tuaj nga konkurrenca?
Te ne dallon se ne kalojmë kohë me klientët duke filluar nga këshillat e deri tek zgjidhja profesionale e problemit.
Pastaj bëjmë zgjidhje rentabile me çmime të lira, bëjmë riparime të shpejta që mbarojmë brenda 30 minutash dhe maksimalet në 24 orë.
Bëjmë edhe blerjen e pajisjeve teknike dhe shitjen me çmime reale.
Jemi ndër të parët që kemi hapur Webshopin Online të riparimeve.
Ajo me çka ne mburremi është që me punën profesionale të bëjmë gjithnjë zgjidhjen më të mirë për klientët tanë.
Sa jeni të njohur në komunitetin shqiptar e të huaj me biznesin tuaj?
Klientët tanë vijnë nga komunitete të ndryshme, mund te themi se në rend të parë vijnë ata të komunitetit zviceran pastaj pothuajse nga e gjithë bota që jetojnë në Zvicër.
Te komuniteti shqiptar besojmë që në këtë rajon të Bazelit dhe Bazelandit jemi mjaft të njohur.
Biznesi ynë u rrit aq shpejtë sa që për këto 10 vite nuk kemi pasur kohë të merremi me marketing të firmës, por publiciteti më i madh që na është bërë ka qenë nga klientët tanë të kënaqur me shërbimet tona. Stafi ynë përbëhet nga mbi 70% shqiptarë.
Kemi sponsorizuar dhe ndihmojmë në aksione humanitare, ndihma për nevojtarët dhe kemi qenë edhe një nga sponsorët e boksierit të njohur shqiptar, Arnold Gjergjaj.
Keni interes për bashkëpunim me bizneset tjera?
Sigurisht që po, kemi interes bashkëpunimi me bizneset tjera. Pandemia e Coronavirusit si për të gjitha bizneset edhe neve na ka dëmtuar shumë, por sapo të kalojë kjo periudhë besojmë që në një afat të shpejtë kohor do të hapim lokalet e radhës edhe në qytete të tjera si Olten, Solothurn, Luzern. Kështu qe kemi nevojë për punëtorë ose bashkëpunëtorë për hapat e mëtutjeshëm të zhvillimit të biznesi tonë. Biznesi ynë me moton qe ne "Mendojmë ndryshe" në rend të parë është në mbrojtje të ambientit dhe përhapjen e kësaj motoje tek të rinjtë
www.imediahaus.com
[email protected]
Direkt: +41 75 500 60 00
Mobil:+41 75 500 90 00
{gallery}
Filial:
iMediahaus GmbH
Güterstrasse249
4053 Basel
Tel. 061 554 16 00
iMediahaus GmbH
Clarastrasse 11
4058 Basel
Tel. 061 554 20
iMediahaus GmbH
Hauptstrasse 38
4153 Reinach BL
Tel. 061 501 79 00
Liridon Podrimçaku / [email protected]
075 500 90 00