Bekim Salihu nga Instituti GAP ka thënë se nuk ka fitues absolut të zgjedhjeve lokale.
Ai në emisionin “Zgjedhjet në Kohë” ka thënë se si fitues relativ e sheh Lëvizjen Vetëvendosje, e cila sipas tij, është rritur numerikisht me komuna.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, partitë tjera po e shohin fitore që kanë arritur t’i ruajnë komunat ku kanë udhëhequr.
“Përjashto LDK-në që po del me dy komuna më pak dhe PDK-ja me një komunë të madhe më pak. Kreu i PDK-së në postimin që e pati sot i renditi komunat ku ka fituar, por jo edhe Drenasin, duke nënkuptuar që nuk e ka konsideruar fitoren e PDK-së në Drenas”, ka thënë ai.
Sipas tij, po të humbte Përparim Rama në Prishtinë do të humbte edhe Lumir Abdixhiku, e që sipas tij, nuk do të mund të rrinte më si kryetar i kësaj partie.