Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Salihu: Krejt buxhetin e ka borxh Komuna e Prishtinës

Bekim Salihu

Bekim Salihu nga instituti GAP ka thënë se Komuna e Prishtinës ka borxh aq sa e ka buxhetin e saj.

Sipas tij, përmbaruesi vitin e kaluar i ka marrë rreth 50% të buxhetit nga Komuna, e aktualisht kjo e fundit, ka shtuar Salihu, ka 105 milionë euro borxh. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vitin e kaluar përmbaruesi te Komuna e Prishtinës duket se i ka marrë 45 milionë euro ose rreth 50% e buxhetit. Aktualisht Komuna e Prishtinës i ka edhe 105 milionë euro tjera borxh. Kur e ka marrë qeverisjen Përparim Rama, Komuna i ka pasur borxh 25 milionë euro, mirëpo aktualisht i ka borxh 105 milionë euro. Duket që kemi një vërshim të padive që pretendojnë kompensim nga Komuna, qoftë në investime kapitale, qoftë në pronë apo paga gjatë periudhës së fundit apo mandatit të parë të Ramës. Krejt buxheti i Komunës së Prishtinës përfshirë edhe për paga është 128 milionë euro”, ka thënë ai në Konfront.


Salihu: Nëse LDK-ja distancohet nga Rama, s'mund të thotë se e udhëheq kryeqytetin

Analisti i politikave në Institutin GAP, Bekim Salihu, ka thënë se nëse LDK-ja distancohet nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, atëherë kjo parti nuk mund të pretendojë se udhëheq me kryeqytetin.

Ka thënë se karta kryesore me të cilën kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është paraqitur në opinion, është se kanë fituar kryeqytetin, e që sipas tij, i bie që është sikur ta fitosh gjysmën e Kosovës.

“Tani shihni se si mund t’i kthehet në boomerang një vendim tjetër i radhës ku vet del dhe distancohet nga një koalicion në nivel lokal, dhe nesër pasnesër nuk përjashtohet  mundësia që të distancohet edhe nga Rama dhe kështu që më LDK-ja nuk mund të pretendojë se udhëheqë me kryeqytetin”, ka thënë ai.


Salihu: Më shumë shihet përplasje Rama-Abdixhiku, sesa Rama-LDK

Analisti i politikave në institutin GAP, Bekim Salihu, ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të distancohet vetëm nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama por jo edhe nga koalicioni që ky i fundit e arriti me Partinë Demokratike të Kosovës.

Salihu në emisionin “Konfront” në KTV, ka deklaruar po ashtu që nga veprimet e Ramës, më shumë duket si përplasje mes tij e Abdixhikut sesa me LDK-në.

“Informatat të cilat janë në pah të lënë të kuptosh se Rama i ka sulmuar dhe përjashtuar figurat të cilat e kanë mbështetur Abdixhikun. Ndonëse Abdixhiku ka preferuar që figura të tjera të udhëheqin me drejtoritë përkatëse në Komunën e Prishtinës, Rama duket që këtë nuk e ka përfillur dhe ka emëruar e favorizuar emra të tjerë jashtë asaj çka ka kërkuar Abdixhiku. Pra duket më shumë si një përplasje mes Abdixhikut e Ramës sesa mes LDK-së dhe Ramës”, ka thënë Salihu.

Një ditë pasi LDK-ja mohoi koalicionin me PDK-në në kryeqytet, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar finalizimin e marrëveshjes së bashkëqeverisjes me disa parti, përfshirë Partinë Demokratike të Kosovës. Rama ka thënë se do të vazhdojë ta përkrahë LDK-në. Një ditë më parë kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, deklaroi që Rama ka qenë kandidat i pavarur në listën e LDK-së.